Të njohim speciet - Salamandra ose e bukura e dheut

Të njohim speciet - Salamandra ose e bukura e dheut

Të njohim speciet e zonave të mbrojtura të Parkut Kombëtar Llogara, Rezervës Natyrore të Menaxhuar Karaburun dhe Lagunes së Orikumit - Salamandra ose e bukura e dheut

Salamandra ose e bukura e dheut (_Salamanda salamandra_)

Taksonomia e species:

 _Mbretëria_:  Animalia

_Ndarja_: Chordata

_Klasa_:  Amphibia

_Rendi_: Salamandridae

_Familja_: Caudata

_Gjinia_:  Salamandra

_Lloji_:_Salamandra salamandra_ 

Karakteristikat e species:  Salamandra salamandra është specia më e madhe në familjen Salamandridae, 15 deri në 25 cm e gjatë, me disa individë që i kalojnë 30 cm si dhe një peshë mesatare prej 19.1 gram. Janë lloje ektotermike. Trupi i saj i karakterizuar nga një simetri bilaterale,  është i zi me shenja të verdha ose portokalli në formën e njollave diskrete , njolla të mëdha ose breza. Pjesa e poshtme është zakonisht gri e errët me më pak njolla. Gjatësia e trupit tejkalon gjatësinë e bishtit. Femrat priren të jenë pak më të mëdha se meshkujt.

Sjellja:  Salamandra kalon shumë kohë e fshehur në të çara me hije, nën trungje ose pika të tjera të tilla që do të sigurojnë mbrojtje dhe lagështi. Është active gjatë natës. Mbrojtja kryesore e S. salamandra kundër grabitqarëve është toksiciteti i saj, dhe ngjyrosja aposematike e saj paralajmëron grabitqarët. Gjëndrat e mëdha paratoide prapa syve dhe gjëndrat helmuese që shtrihen poshtë trupit të saj sekretojnë neurotoksina.

Shpërndarja gjeografike:  Gjendet në Evropën qendrore dhe jugore, si dhe në Afrikën veriore dhe Lindjen e Mesme.

Habitati: S. salamandra preferon pyjet e lagësht, veçanërisht ato me shumë hije dhe pellgje ose përrenj përreth. Kalon shumë kohë nën gurë ose trungje, ose duke u fshehur në të çara për të qëndruar e mbrojtur dhe e lagësht.

Riprodhimi: Lloj vivipare, riprodhohen 1 herë në vit. 

Dieta ushqimore: Është carnivore dhe ushqehet kryesisht me insekte, krimba, mollusqe etj.

Jetëgjatësia:  Jeton mbi 14 vjet (në gjendje të egër) dhe 24 vjet (në kushte laboratorike)

Statusi sipas IUCN:  Pak i rrezikuar (LC, least concern)

Kërcënimet: Fragmentizimi I habitatit; Ndotja e habitatit; Tregtia e specieve të egra

Për të siguruar një mbrojtje më efikase të këtij lloji si dhe nxitjes për citizen science, në rastet e vëzhgimit të saj në natyrë përgjatë ndjekjes së shtigjeve në Parkun Kombëtar të Llogara-së, ju lutem të kontaktoni në faqet e mëposhtme duke e shoqëruar me foton reale, kordinatat e vendit ku u vu re dhe emrin tuaj. 

Facebook: INCA Albania 

Administrata Rajonale e  Zonave te Mbrojtura Vlore

Llogora Visitor Center